Juventusi fiton ndaj Genoas

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Genoas, ndeshje e vlefshme për xhiron e 16-të në Serie A.

Bianconerët kaluan në epërsi në minutën e 9-të me një supergol të Juan Cuadrados nga korneri.

Bianconerët e dominuan këtë ndeshje duke mos i lejuar msyafirëve asnjë rast për gol.

Paulo Dybala në minutën e 82-të e konkretizoi dominimin e vendasve duke shënuar për 2-0.

Genoa në këtë ndeshje nuk e pati asnjë goditje në portë në drejtim të Juventusit.

Pas kësaj fitoreje Juventusi ngjitet në vendin e pestë me 27 pikë.

Ndërsa Genoa mbetet në vendin e 18-të me 10 pikë.