Juventusi fiton ndaj Bolognas (VIDEO)

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2-0, si mysafir ndaj Bolognas, ndeshje e vlefshme për xhiron e 27-të në Serie A.

Cristiano Ronaldo i kaloi bianconerët në epërsi në minutën e 23’.

Për 2-0, Paulo Dybala shënoi një gol të bukur pas asistimit nga Bernardeschi.

Në pjesën e dytë për Juventusin u ndëshkua me karton të kuq Danilo.

Pas kësaj fitoreje Juventus mbetet në vendin e parë me 66 pikë, katër pikë më shumë se Lazio, që luan nesër ndaj Atalantas.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.