Juventusi fiton me lehtësi ndaj Dinamo Kievit (VIDEO)

Juventusi ka fituar me lehtësi ndaj Dinamo Kievit me rezultat 3-0, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Federico Chiesa shënoi për 1-0, në minutën e 21’ pas asistimit të Alex Sandros.

Për 2-0, shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 57’ pas asistimit të Moratës.

Alvaro Morata e trefishoi epërsinë në minutën e 66’, pas asisitmit të Chiesës.

Pas kësaj fitoreje Juventusi pozicionohet në vendin e dytë me 12 pikë në Grupin G.

Kurse, Dinamo në vendin e tretë me një pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.