Juventusi dështon të fitojë ndaj Veronës  (VIDEO)

Juventusi nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 1-1, ndaj Hellas Veronës, ndeshje e cila është luajtur në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.

Alvaro Morata shënoi një gol të bukur në minutën e 45’, por u anulua pas rishikimit të sistemit VAR, për pozicion jashtë loje.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me Andrea Favillin në minutën e 60’.

Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 78’ me Dejan Kulusevskin.

Bianconerët deri në fund bën përpjekje për ta barazuar rezultatin, por nuk ia arritën qëllimit.

Pas këtij barazimi Juventusi pozicionohet në vendin e nëntë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.