Juventusi dështon të fitojë ndaj Sassuolos (VIDEO)

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 3-3, si mysafir ndaj Sassuolos, ndeshje e vlefshme për xhiron e 33-të në Serie A.

Bianconerët e nisën furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 5’ me Danilon.

Në minutën e 12’ Juventusi e dyfishoi epërsinë me Gonzalo Higuainin.

Vendasit e ngushtuan epërsinë me Djurcicin në minutën e 29’.

Sassuolo e barazoi rezultatin me një gol të bukur të Berardit në minutën e 51’.

Për herë të parë në epërsi vendasit kaluan në minutën e 54’.

Golin e barazimit për Juventusin e shënoi Alex Sandro në minutën e 64’.

Pas këtij barazimi Juventusi mbetet në vend të parë me 77 pikë.

Ndeshjen e ardhshme bianconerët e luajnë ndaj Lazios në “Allianz Stadium”.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.