Juventus u ofron kontrata të reja Buffonit, Chiellinit dhe Matuidit

Juventus pritet shumë  shpejt që tu ofroj kontrata të reja tre futbollistëve, Gianluigi Buffon, Giorgio Chiellinit dhe Blaise Matuidit, shkruan “Calciomercato.com”.

Buffon u kthye në Juventus në verën e vitit 2019 nga Parisi, duke nënshkruar një kontratë një vjeçare me bianconerët, por 42 vjeçari pritet ta vazhdoj kontratën deri në vitin 2021.

Një tjetër futbollist me rëndësi te bianconerët është kapiteni i klubit, Giorgio Chiellini.

Si Buffonit, edhe Chiellinit kontrata i mbaron në verën e vitit 2020.

Edhe francezit Blaise Matuidit pritet t’i vazhdohet kontrata së paku për një vit.

Këta tre futbollist shihen të rëndësishëm te “zonja e vjetër”, për shkak të përvojes së tyre që e kanë.

Buffon dhe Matuidi janë kampion bote me kombëtaret e tyre, kurse Chiellini i ka fituar 8 skudeto radhazi me Juventusin.