Juventus shijon fitoren e parë

Juventusi ka shënuar fitore të vështirë me rezultat 2-3 ndaj Spezias.

Bianconerët kanë arritur ta shijojnë fitoren e parë në këtë sezon vetëm te xhiroja e pestë në Serie A.

Moise Kean i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 28’.

Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 33’ me Gyasin.

Spezia kaloi në epërsi përmes kundërsulmit me golin e Antistes.

Për 2-2 shënoi Federico Chiesa në minutën e 66’.

Golin e fitores për Juven e shënoi qendërmbrojtësi Matthijs De Ligt në minutën e 72’.

Pas kësaj fitoreje Juventusi grumbullon pesë pikë dhe pozicionohet në vendin e 12-të.

Ndërkaq, Spezia në vendin e katërt me 16 pikë.