Juventus publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Lyonit

Maurizio Sarri ka vendosur për futbollistët të cilët do të udhëtojnë drejt Lyonit e cila luhet në kuadër të 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Lyon – Juventus, luhet të mërkurën prej orës 21:00, në kuadër të ndeshjes së parë në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Miralem Pjanic dhe Sami Khedira, janë rikthyer në skuadër pasi në ndeshjen e fundit kanë munguar të dy mesfushrët.