Juventus pranë transferimit të Erling Haaland

Senzacioni i sezonit vjeshtor Erling Haaland, duket se prej janarit do të jetë pjesë e Serie A.

Sipas “Tuttosport”, Milan e ka humbur betejën me Juventusin, për 19 vjeçarin Erlind Haaland.

Po ashtu edhe skuadra si Manchester United e Dortmund, kanë mbetur mbrapa në garë për Haalandin.

Sipas “Corriere dello Sport”, 19 vjeçari Erling Haaland, do të transferohet në Juventus nga Salzburgu për 30 milionë euro.

Ai do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me pagë prej 3.5 milionë euro.

Deri me tani Norvegjezi, i ka shënuar 28 gola në të gjitha kompeticionet nga 22 ndeshje.

Haaland ra në sy të skuadrave të mëdhaja pas paraqitjeve fantastike në Ligën e Kampionëve, ku i shënoi tetë gola dhe bëri një asistim.