Juventus ofron Bernardeschin për Zaniolon

Juventus ka interesim të kamotshëm për mesfushorin e avancuar Nicolo Zaniolon.

Bianconerët janë duke menduar që Zanilon ta sjellin në Torino në merkaton e vers.

Tuttosport, shkruan se ‘zonja e vjetër’ mendon që t’ia ofroj Romës Federico Bernardeschin për Nicolo Zaniolon.

Juventus ka paguar 40 milionë euro për Bernardeschin, por sulmuesi italian nuk e ka treguar vetën e tij prej transferimit në “Allianz Stadium” dhe pritet largimi i tij në merkaton e verës.

Roma dëshiron që ta mbaj në skuadër Nicolo Zaniolon, por oferta e Juventusit mund ta tundoj 20 vjeçarin që ka kontratë me “gjallorosët” deri në vitin 2024.