Juventus nuk e dëshiron transferimin e Ivan Rakiticit

Mesfushori kroat Ivan Rakitic, pritet që të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.

Kroati nuk po kalon momente të mira te blaugranët, pasi shumicën e ndeshjeve në këtë sezon i ka kaluar në bankën rezervë.

Mediat europiane kanë shkruar se për kroatin ka interesim nga skuadra e Juventusit dhe e Interit.

Por, skuadra ma favorite cilësohej Juventus.

Për transferimin e mundshëm të Rakiticit në Juventus, e ka mohuar drejtori sportiv i kësaj skuadre, Fabio Patrici.

Patrici ka thënë se Juventus nuk është e interesuar për të, pavarësisht se kroati është lojtar i mrekullueshëm.

 

 

“Rakitic është një lojtar i mrekullueshëm, por ne nuk jemi të interesuar në të”, ka thënë Patrici.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!