Juventus nis bisedimet për kthimin e Pogbas në Serie A

Juventus synimin kryesor për mesfushë në merkaton e verës e ka mesfushorin francez, Paul Pogba.

Gazeta franceze “Le10sport.com”, shkruan se Juventus ka nisur negociatat me agjentin e tij Mino Raiola që ta kthej Pogban në Torino.

Pogba u largua nga Juventusi në vitin 2016 për t’iu bashkuar Manchester Unitedit për 105 milionë euro.

Për mesfushorin francez, po ashtu kanë shprehur interesim edhe skuadra si Real Madrdid, Barcelona dhe  Paris Saint-Germain.

27 vjeçari ka qenë i lidhur për një rikthim në Serie A, në kohën e fundit pasi për të ka shprehur interes edhe Interi.