Juventus mposht Romën dhe rrëmben kreun e tabelës (VIDEO)

Juventus ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Romës, me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 19-të në Serie A.

Pas kësaj fitore Juventus e ka rrëmbyer kreun e tabelës me 48 pikë, dy më shumë se Interi që pozicionohet në vendin e dytë.

Merih Demiral i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 3’ pas asistimit të Dybalas.

Për 2-0, shënoi Cristiano Ronaldo nga penalltia në minutën e 10’.

Merih Demiral u detyrua ta lëshoj fushën para kohës për shkak të një lëndimi në minutën e 19’, në vend të tij hyri në lojë Matthijs De Ligt.

Po ashtu edhe për Romën u lëndua Nicolo Zaniolo, i cili u zëvendësua nga Cengiz Under.

Roma e ngushtoi epërsinë në minutën e 68’ me Diego Perrotin nga penalltia.

Pas kësaj humbje Roma mbetet në vendin e katërt me 35 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.