
Juventus mposht Romën dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë (VIDEO)
22.1.2020 - 22:53
Juventus ka shënuar fitore me rezultat 3-1, ndaj Romës, e cila ishte e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Pas kësaj fitoreje, “Zonja e Vjetër”, është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, dhe do ta pres fituesin e ndeshjes Milan –Torino.
Cristiano Ronaldo i kaloi vendasit në epërsi pas asistimit të Higuainit.
Për 2-0, shënoi mesfushori Rodrigo Bentacur në minutën e 38’.
Kapiteni i Bianconerëve, Leonardo Bonucci, e trefishoi epërsinë në minutën e 45+2’, për rezultatin 3-0.
Buffon shënoi autogol për rezultatin 3-1, në minutën e 50’ pas një goditje të fuqishme të Cengiz Under.
PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.