Juventus, Milan dhe Sevilla dëshirojnë transferimin e Iscos

Mesfushori ofansivë i Real Madridit, Isco, pritet të largohet nga klubi spanjoll në afatin kalimtar të verës.

28 vjeçari nuk është i kënaqur me hapësirën që po i jepet në këtë sezon të Reali dhe dëshiron largimin nga madrilenët.

Fichajes, shkruan se për Iscon kanë hyrë në garë tri skuadra, Juventus, Milan dhe Sevilla.

Reali i dëshiron 20 milionë euro për ta lënë të lirë spanjollin.

Isco në këtë sezon i ka luajtur 19 ndeshje në La Liga.