Juventus kërkon Ansu Fatin në shkëmbim për Pjanicin

Juventus dhe Barcelona, janë në bisedime për shkëmbimin e lojtarëve Miralem Pjanic- Arthur Melo.

Klubet janë pajtuar për këtë shkëmbim, sipas mediave spanjolle dhe italiane.

Miralem Pjanic ka pranuar transferimin e tij në Camp Nou, kurse mesfushori blaugranë Arthur Melo, nuk dëshiron që t’i bashkohet bianconerëve.

Refuzimi i Arthurit që mos të largohet nga Camp Nou, e ka frustruar Barcelonën, pasi blaugranët ishin pajtuar që ta sjellnin në La Liga, Miralem Pjanicin.

Tuttosport, shkruan se pas refuzimit të Arthurit, Juventus është duke shikuar një tjetër alternativë tjetër.

Fichajes.net, shkruan se Ansu Fati është një tjetër opsion që mund të futet në shkëmbim me Miralem Pjanicin.

Ansu Fati, do të përshtatej në formacionin e Maurizio Sarrit në skemën 4-3-3.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!