Juventus – Inter, mbyllet pjesa e parë me tre gola të shënuar

Juventusi e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 2-1, ndaj Interit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 37-të në Serie A.

Cristiano Ronaldo shënoi për 1-0, në minutën e 24’.

Romelu Lukaku shënoi për 1-1, në minutën e 35’ nga penalltia.

Juan Cuadrado e riktheu epërsinë në minutën e 45+’ duke shënuar një gol të bukur.