Juventus i lejon futbollistët të largohen nga karantina

Juventusi është në karantinë prej 11 marsit, në ditën kur qendërmbrojtësi italian, Daniele Rugani është diagnostifikuar me coronavirus.

Pos Daniele Ruganit, te bianconerët pozitiv ka rezultuar edhe Blaise Matuidi.

Sot, mediat italiane kanë raportuar se Gonzalo Higuaini dhe Rodrigo Bentacuri kanë fluturuar me aeroplan privat drejt Argjentinas duke u larguar nga karantina.

Pos Gonzalo Higuainit dhe Rodrigo Bentacurit, nga karantina janë larguar edhe Miralem Pjanici dhe Sami Khedria në familjet e tyre.

Të gjithë futbollistët kanë qenë të detyruar që së pari t’i tregojnë rezultatet e analizave për COVID -19, që kanë qenë negative për të gjithë futbollistët.