Juventus i bashkohet garës për Marash Kumbullën

Juventus ka hyrë në garë për mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla.

Gazeta italiane, La Republica, shkruan se bianconerët janë të gatshëm t’i shpenzojnë 30 milionë euro për 20 vjeçarin nga Shqipëria.

Marash Kumbulla ka qenë senzacion në këtë sezon me Hellas Veronën.

Për 20 vjeçarin kanë shprehur interesim shumë skuadra europiane si Napoli, Lazio, Fiorentina, Manchester United, Tottenham Hotspur, Everton, Chelsea, PSG, Lyon, RB Leipzig dhe Eintracht Frankfurt.

Juventus do ta ketë të vështirë që të nënshkruaj me Marash Kumbullën, pasi mbrojtësi shqiptar kërkon garanci për të luajtur për sezonin e ri.