Juventus fiton ndaj Atletico Madridit me golin e Dybalas (VIDEO)

Juventus ka shënuar fitore të vështirë ndaj Atletico Madridit, me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kjo fitore Juventusit ia ka siguruar vendin e parë në Grupin D, pasi pas pesë ndeshjeve grumbullon 13 pikë, gjashtë më shumë se vendi i dytë Atletico Madrid.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Paulo Dybala në minutën e 45+2’ nga gjuajtja e lirë duke shënuar një gol të bukur.

PËR TA PARË GOLIN E DYBALAS KLIKONI KËTU.