Juventus e ‘shkel’ Cagliarin, shkëlqen Ronaldo (VIDEO)

Juventus ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Cagilarit, me rezultat të thellë 4-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 18-të në Serie A.

Njeriu i ndeshjes ishte Cristiano Ronaldo i cili shënoi tre gola dhe dhuroi një asistim.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Pjesën e dytë Juventusi e nisi furishëm duke kaluar në epërsi me Cristiano Ronaldon në minutën e 49’.

Cristiano Ronaldo e dyfishoi epërsinë në minutën e 67’ nga penalltia.

Për rezultatin 3-0, shënoi Gonzalo Higuain në minutën e 81’ pas asistimit të Ronaldos.

Ronaldo e kompletoi hat-trickun e tij në minutën e 82’ duke shënuar për rezultatin 4-0.

Pas kësaj fitoreje Juventus pozicionohet në vendin e parë me 45 pikë, tri më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.