Juventus dhe Roma në bisedime për shkëmbimin e lojtarëve

Kriza e krijuar nga pandemia e coronavirusit, pritet që ta ndryshoj formatin e merkatos e cila do të hapet nga 1 shtatori dhe do të mbyllet më 5 tetor.

Klubet europiane priten që të bëjnë shkëmbime të lojtarëve, për t’i kursyer milionat për lojtarët e rinj.

Tuttosport, shkruan se Juventus dhe Roma, janë takuar për mundësinë e shkëmbimeve të disa lojtarëve.

Federico Bernardeschi mund të shkëmbehet me mesfushorin Nicolo Zaniolo, Juventus nuk llogaritë në sulmuesin italian për sezonin e ri, kurse Roma është në krizë ekonomike dhe mund ta lejoj largimin e Zaniolos për tu përforcuar në fazën e sulmit.

Tjerë lojtarë që janë në tavolinë për mundësinë e shkëmbimeve janë Daniele Rugani dhe Rolando Mandragora nga Juventusi, kurse nga Roma, Justin Kluivert, Cengiz Under dhe Bryan Cristante.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!