
Juventus dhe Milan mund t’i shkëmbejnë lojtarët
08.4.2020 - 21:00
Juventus dhe Milan, priten të bëjnë lëvizje të reja në afatin kalimtar të verës për t’i përforcuar skuadrat e tyre.
Sport Mediaset, shkruan se gjigantët italianë mund t’i shkëmbejnë Federico Bernardescin dhe Gianluigi Donnarumma.
Juventus nuk është i kënaqur me paraqitjet e Bernardeschit, i cili pritet të largohet nga Torino në afatin kalimtar të verës.
Kurse, Donnarumma kërkon që të fitoj tituj e një gjë të tillë nuk ia premton Milani, pasi edhe sezonin e ardhshëm pritet të jetë jashtë Ligës së Kampionëve.
Për Donnarummen po ashtu kanë shprehur interesim skuadra si Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid.
Kurse për Bernardeschin, interesim ka shprehur skuadra e Barcelonës.