Juventus dëshiron 18 milionë euro për Higuainin

Gonzalo Higuain pritet të largohet nga Juventusi pas përfundimit të sezonit në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi argjentinas ka kontratë me bianconerët deri në vitin 2021, por pritet të largohet nga Torino këtë vit.

Tuttojuve”, shkruan se bianconerët janë duke u përgatitur që ta shesin sulmuesin argjentinas në merkato ne verës dhe dëshirojnë 18 milionë euro nga shitja e tij.

Higuain po kërkohet nga ish-skuadra e tij, River Plate dhe nga dy klube angleze, Newcastle United dhe Wolverhampton Wanderers.

Juventusi pagoi 90 milinë euro për argjentinasin në vitin 2016 kur e transferoi nga Napoli.