Jurgen Klopp tregon se a do të largohet Shaqiri nga Liverpooli

Xherdan Shaqiri është duke kaluar një sezon të jo të mirë te Liverpooli në këtë sezon.

Shaqa nuk ka pasur hapësira të mëdha në formacionin e Liverpoolit në këtë sezon, pas formës së mirë të Salahit, Sanes dhe Firminos.

Sikurse mos t’i mjaftonin minutat e pakët Shaqirit, reprezantuesi i Zvicrës pësoi një lëndimi që e mbajti jashtë për gjashtë javë.

Mediat e njohura europiane kanë raportuar se Shaqiri, gjatë afatit kalimtar të janarit ka mundësi që të largohet nga Liverpooli.

Për gjendjen e Shaqës, ka folur trajneri Jurgen Klopp.

“Ai ishte pesë javë i lënduar dhe kjo ishte një periudhë ku nuk u pa si lojtar. Para kësaj, ne folëm rreth tij që nuk kishte shumë ndeshje sa donte, por kjo ishte e tëra” ka thënë Klopp.

Klopp ka treguar se Shaqiri është duket i lumtur te Liverpooli dhe ka thënë se nuk e ka idenë nëse Shaqa do të largohet nga kampionët e Europës.

“Kur jam me të, ai duket i lumtur dhe në rregull këtu, dhe spekulimet mbesin spekulime, nuk mund të ndryshojmë asgjë. Nuk kam ndojnë ide se çfarë të them për këtë” ka thënë tutje gjermani.