Jovic pranon që t’i bashkohet Milanit

Milan mund ta transferoj sulmuesin serb të Real Madridit, Luka Jovic, pasi 22 vjeçari e ka dhënë dritën e gjelbërt për një transferim të mundshëm në Serie A.

Siç raporton “Le Bombe di Vlad”, Jovic i ka thënë “po”, transferimin në Milan, duke i hapur rrugë negociatave mes klubeve për transferimin e tij.

Real Madrid në vitin 2019, paguajti 60 milionë euro për 22 vjeçarin, duke e transferuar nga skuadra gjermane Eintracht Frankfurt.

Jovic nuk ka arritur të zërë vend në formacionin titullar te Reali, pasi i ka luajtur vetëm 24 ndeshje, nga të cilat, shumicën prej tyre ka hyrë në lojë si zëvendësues duke i shënuar vetëm dy gola.

Milan kërkon huazimin e sulmuesit serb, me opsion blerje në fund të sezonit.