Jose Mourinho po e ka të vështirë pa futboll

Trajnerit të Tottenhamit, Jose Mourinhos po i mungon futbolli, i cili është pezulluar në Premierligë shkaku i pandemisë së COVID-19.

Bundesliga ka rifilluar më 16 maj duke u bërë liga e parë nga pesë ligat kryesore europiane që rifillon pas krizës së krijuar nga coronavirusi.

Sot 20 ekipet të Premierligës kanë votuar që t’i kthehen stërvitjeve të kontaktit, duke bërë një hap të madh drejt rifillimit të Premierligës.

Trajneri portugez në një intervistë për “Sky Sport”, ka thënë se po e ka të vështirë pa futboll.

“Është e vështirë të shohësh se në shtetet tjera po luhet futboll e te ne jo. Unë gjithmonë mundohem t’i bëjë lojtarët të duan periudhën e Krishtlindjeve ku, në vend se të jemi të pikëlluar, ne gjithmonë jemi të lumtur t’u ofrojmë njerëzve atë çfarë duan gjatë periudhës ku askush tjetër nuk luan futboll. Për momentin, po e kemi ndjenjën e kundërt. Ne duam të luajmë, por sigurisht jemi të respektueshëm ndaj autoriteteve, kemi besim në ato që thonë dhe do të ndjekim vendimet”, ka deklaruar Jose Mourinho.

Premierliga është pezulluar për afat të pacaktuar prej mesit të muajit mars shkaku i pandemisë së coronavirusit.

Futbolli në Premierligë pritet të nis në muajin qershor.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!