Joan Laporta zgjidhet president i Barcelonës

Barcelona është bërë me president të ri.

Joan Laporta është zgjedhur zyrtarisht president i Barcelonës.

Në zgjedhjet e mbajtura gjatë ditës së sotme, klubi katulanas është bërë me kryetar të ri.

Laporta ishte në garë me Victor Font dhe Toni Freixxa duke i mposhtur të dy.

Ai ka fituar 58,3 për qind të votave, duke lënë mbrapa Font me 31,3 dhe Freixa me 9,3 për qind.

Kujtojmë se Laporta ishte president i klubit nga vitit 2003 deri më 2010.