Jep dorëheqje presidenti i Barcelonës

Mediat e huaja raportojnë se presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu ka japur dorëheqje nga pozita e presidentit.

GOAL.com shkruan se bashkë me të janë larguar edhe bordi i drejtorëve të klubit.

Vendimi i Bartomeut vjen pas disa muajsh krize dhe kritikash te ekipi katalunas, që kulmoi me humbjen kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve me rezultat 8-2, e me kërkesën e Lionel Messit për t’u larguar nga Barcelona.

Pas një ‘lufte’ në mes argjentinasit dhe klubit, Messi vendosi që të qendronte edhe për një sezon me Barcelonën,  por ai që po largohet nga klubi është presidenti Bartomeu.