Jehona Shala transferohet në Shqipëri (FOTO)

Futbollistja kosovare Jehona Shala, e ka konfirmuar klubin e saj për sezonin pranveror.

Futbollistja kosovare iu është bashkuar skuadrës së Vllaznisë së Shkodrës nga skuadra prizrenase FC A & N.

Reprezentuesja e Kombëtares së Kosovës, ka pasur një sezon të mirë me skuadrën prizrenase duke i shënuar 19 gola në sezonin vjeshtor.

Transferimin te KFF Vllaznia e Shkodrës e ka konfirmuar vet Jehona Shala.

“Kapitull i ri. Një sfidë e re në karrierën time, e lumtur dhe më e përgatitur se kurrë të sfidoj vetëm në një ekip kaq të madh. Të faleminderit të gjithve për përkrahjen që më bëni, duke filluar nga familja dhe gjithë të tjerët”, ka shkruar futbollistja Jehona Shala në Facebook.