GENOA, GE - AUGUST 12: Jakub Jankto celebrate after score 1-0 during the Coppa Italia match between UC Sampdoria and Viterbese at Stadio Luigi Ferraris on August 12, 2018 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Jakub Jankto: Te Sampdoria janë së paku 15 të infektuar me coronavirus

Mesfushori i Sampdorias, Jakub Jankto ka dhënë një intervistë për Sport.cz, ka folur për gjendjen në të cilën po kalon skuadra italiane.

Sampdoria ka konfirmuar se lojtarët si Manolo Gabbiadni, Albin Ekdal, Antonio La Gumina, Morten Thorsby, Fabio Depaoli dhe Bartosz Bereszynski janë të infektuar me coronavirus.

Vet klubi italian kishte bërë të ditur se më nuk do të lajmëroi për lojtarët tjerë që janë të infektuar me coronavirus, në mënyrë që mos të krijohet panik.

Mesfushori çek ka treguar se të paktën 15 persona janë të infektuar me pandeminë coronavirus te Sampdoria.

“Gjitha familja ime është e mbyllur në apartament, kështu që është frustruese të jesh në një hapësirë aq të vogël. Unë isha në kontakt direkt me bashkëlojtarët që dolën pozitiv. Tash janë 15 vetë në klub që janë infektuar, por mund të jenë shumë më tepër. Nuk mund të jem i sigurt se jam edhe vet i shëndosh, por ndjehem mirë dhe shpresoj që nuk jam infektuar. Ndoshta e kam virusin dhe nuk e di ende. Por, po tentoj që të mos mendoj për këtë. E gjitha që mund të bëjë është t’i përmbahem rregullave dhe të qëndrojë brenda”, ka thënë Jakub Jankto.