Ja sa milionë euro është oferta e parë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi është duke kaluar në formë të mirë me Fenerbahcen dhe Kombëtaren e Kosovës, në sezonin e ri.

Qendërsulmuesi nga Prizreni, tashmë është bërë cak i shumë skuadrave europiane.

Se ka oferta e ka zbuluar edhe drejtori sportiv i Fenerbahces, Damien Camolli.

Ai ka thënë se oferta e parë në drejtim të Fenerbahces për Muriqin ka ardhur e cila është 20 milionë euro për afatin kalimtar të janarit.

“Nuk mund të them më tepër mbi një emër konkret, por ka ardhur një ofertë prej 20 milionë euro për në janar rreth Muriqit”,  ka thënë Comolli.

Muriqi në këtë sezon në pesë ndeshje ka shënuar tre gola te Fenerbahce ndërsa dhuroi edhe dy gola e asistime te Kosova në shtator.