Ja sa do të jenë çmimet e biletave për ndeshjen Çeki – Kosovë (FOTO)

Federata e Futbollit të Çekisë, sot ka bërë të ditur se nesër do të dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki – Kosovë, e cila luhet në Plezen, me 14 nëntor, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Biletat për këtë përballje do të dalin në shitje nesër nga ora 8 në mëngjes.

Shitja e biletave do të bëhet online dhe në stadiumin e Plezenit.

Po ashtu, për tifozët kosovar janë ndarë 627 bileta për këtë ndeshje.

Më poshtë mund të shihni çmimin e biletave të ndara nëpër tribuna:

VIP Red – 135.89 euro

VIP Blue – 97 euro

Kategoria e parë – 26.79 euro

Kategoria e dytë – 19 euro

Kategoria e tretë – 11 euro