Ivan Rakitic pritet t’i bashkohet Atletico Madridit verës

Atletico Madrid është në kërkim të një mesfushori me përvojë gjatë merkatos së verës.

Siç raporton gazeta e njohur spanjolle “Marca”, Atletico ka zgjuar interesim për Ivan Rakiticin.

Kroati pritet që të largohet nga Barcelona me të përfunduar sezoni së bashku me disa lojtarë të tjerë.

Te blaugranët pritet të ketë revolucion për shkak të formës të dobët që po kalon Barca në këtë sezon.

Atletico dëshiron që ta transferoj 31 vjeçarin në “Wanda Metropolitano”, në fund të sezonit.

Rakitic iu bashkua Barcelonës në vitin 2014 nga Sevilla dhe ka kontratë me katalunasit deri në vitin 2021.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!