Italia e ‘shkel’ Lihtenshtajnin (VIDEO)

Italia e ka mposhtur Lihtenshtajnin me rezultat të thellë 5-0, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Italianët tashmë e kanë siguruar kualifikimin për Kampionatin Europian që do të mbahet në verën e vitit 2020, në ndeshjen e kaluar pas fitores ndaj Greqisë.

Mysafirët e nisën furishëm ndeshjen, pasi kaluan në epërsi me Federico Bernardeschin në minutën e 2’.

Në pjesën e dytë djelmoshat e drejtuar nga Mancini i shënuan edhe katër gola.

Për 2-0, shënoi Andrea Belotti në minutën e 70’.

Romangnoli shënoi për rezultatin 3-0, në minutën e 77’.

Zëvendësuesi El Shaaraëy shënoi në minutën e 82’ për 4-0.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Andrea Belotti në minutën e 90+2’.

Pas kësaj fitoreje Italia e ruan kreun e tabelës me 24 pikë, me tetë fitore nga tetë ndeshje.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.