Italia e mposht Anglinë në penallti dhe e fiton Kampionatin Europian

Italia e ka fituar Kampionatin Europian “Euro 2020”, me fitore 2-1 nga penalltitë dhe me rezultat të përgjithshëm 3-1, ndaj Anglisë.

Ndeshjen më mirë e nisën anglezët duke kaluar në epërsi në minutën e 2’ me mbrojtësin e krahut Luke Shaë, pas asistimit të Trippierit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, për anglezët.

Italia e barazoi rezultatin me Leonardo Bonuccin në minutën e 67’.

Deri në fund nuk pati gola, duke bërë që ndeshja të vendoset nga penalltitë.

ECURIA E PENALLTIVE:

Italianët e nisën të parët në goditjen e penalltive me Domenico Berardin i cili u tregua i saktë duke goditur në anën e majtë të portierit të Anglisë.

Harry Kane i Anglisë goditi në anën e djathtë të Donnarummës duke e barazuar rezultatin për 1-1.

Andrea Belotti i Italisë gjuajti në anën e majtë të portierit Pickford i cili e priti goditjen e sulmuesit italian.

Harry Maguire i Anglisë shënoi për 2-1, duke goditur në anën e majtë të portierit Donnarumma.

Leonardo Bonucci i Italisë goditi duke e barazuar rezultatin në 2-2.

Marcus Rashford i Anglisë goditi në anën e djathtë të portierit duke e goditur shtyllën pingule e cila e dërgoi topin e tij jashtë portës.

Federico Bernardeschi shënoi për 3-2, duke goditur në mes të portës.

Jadon Sancho i Anglisë gjuajti në anën e majtë duke e humbur penalltinë, goditjen e të cilit e priti Donnarumma.

Jorginho i Italise  e humbi penalltinë, goditjen e të cilit e priti Pickford.

Saka i Anglisë e humbi penalltinë vendimtare të cilën ia priti Donnaruma.