Itali – Spanjë dhe Belgjikë – Francë, do të jenë gjysmëfinalet e edicionit të dytë në Ligën e Kombeve

Gjatë ditës së sotme është tërhequr shorti për fazën finale të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Italia do të përballet me gjysmëfinale me Spanjën, kurse Belgjika me Francën.

Italia do të jetë organizatore e këtij turneu.

Gjysmëfinalet do të luhen më 6-7 tetor të vitit 2021.

Finalja dhe ndeshja për vend të tretë do të luhet më 10 tetor.