Itali – Armeni shënohen 10 gola (VIDEO)

Italia e ka demoluar Armenin me rezultat 9-1, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020”.

Italia i ka përmbyllur kualifikimet për Eurro 2020m me 10 fitore nga 10 ndeshje, duke i shënuar 37 gola dhe i ka pranuar katër.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 4-0.

Golat i shënuan Immobile në minutën e 8’ dhe të 33’, Nicolo Zaniolo në minutën e 9’ dhe Barella në të 29’.

Në pjesën e dytë italianët i shënuan edhe pesë gola.

Fillimisht për 5-0, shënoi Zaniolo në minutën e 64’.

Për 6-0, shënoi qendërmbrojtësi Romagnoli në minutën e 72’.

Jorginho nga penalltia në minutën e 75’ shënoi për rezultatin 7-0.

Orsolini e shënoi golin e tetë në minutën e 78’.

Armenia e shënuan golin e nderit në minutën e 79’ me Babayanin.

Ishte përsëri Orsolini që e përmbylli serinë e golave në këtë ndeshje të çmendur të italianëve në minutën e 81’ për rezultatin 9-1.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.