Istogu fiton Kupën e Kosovës në hendboll

Vashat e Istogut e kanë fituar Kupën e Kosovës në hendboll në kategorinë e vajzave.

Skuadra istogase mposhti në finale Prishtinën me rezultat 31:23.

Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa përfundoi me epërsi të vendaseve (14:11). Ndërkohë në pjesën e dytë kanë dominuar hendbollistet e skuadrës istogase që kanë rritur vazhdimisht epërsinë. Në fund rezultati ishte 31:23 në të mirë të Istogut.

Istogu në gjysmëfinale kishte kaluar Vushtrrinë, ndërsa Prishtina ishte më e mirë se Ferizaj.

Kapitenia Albina Rugova është shpallur lojtarja më e mirë te Istogu. Te Prishtina më e mira u shpall Aida Stagova.

Rugova e Esma Muratoviq udhëhoqën Istogun me nga 7 gola. Te Prishtina më efikasja ishte Melike Ipçi me 6 gola. Nga 5 i shënuan Ivana Bojoviq e Stagova.

Kupën kapitenes së Istogut, Albina Rugova ia dorëzoi nënpresidenti i FHK-së, Enis Idrizi.