Istogu eliminon Gjilanin nga Kupa e Kosovës

Istogu ka shkaktuar befasi duke e eliminuar Gjilanin nga Kupa e Kosovës.

Skuadra e Ligës së Parë, ka shënuar fitore me rezultat 2-0, ndaj Gjilanit, duke shkaktuar befasi.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0.

Yoan Olivier shënoi për 1-0, në minutën e 64’.

Kurse, Erion Qeta shënoi për 2-0, në minutën e 67’.

Pas kësaj fitoreje Istogu është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.