Ismet Munishi pas humbjes nga Drita: Jam shumë i kënaqur me ndeshjen dhe me referimin

Ballkani ka pësuar humbje me rezultat 2-1, nga Drita në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës.

Pas kësaj humbje skuadra suharekase e ka humbur kreun e tabelës.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka deklaruar se lojtarët e tij bën lojë të mirë në ndeshjen e sotme.

“Në përgjithësi luajtëm mirë, paraqitje e kënaqshme. Hiq dy episode në të cilat u stërvitëm më së shumti, por nga pakujdesia dhe zotësia e Kastriot Rexhës pësuam”, ka deklaruar Ismet Munishi.

Munishi ka thënë se ndeshje është vendosur nga dy episode dhe është i kënaqur me referimin.

“Vazhdojmë tutje, këto janë ndeshje derbi. Dy episodet e vendosin, duhet të ishim më të vëmendshëm pasi kemi lojtar me përvojë. Por në përgjithësi jam shumë i kënaqur me ndeshjen dhe me referimin”, ka deklaruar Munishi për “Art Sport”.

Drita mposht Ballkanin dhe rrëmben kreun e tabelës