Ismet Munishi flet pas kualifikimit të Ballkanit në finale të Kupës së Kosovës

Ballkani u kualifikua në finale të Kupës së Kosovës, për herë të parë në histori të klubit, pas barazimit 1-1, në ndeshjen kthyese ndaj Feronikelit në Drenas.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi pas ndeshjes ka thënë se është i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij.

“Jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, mundet të përmirësohet ende loja, mirëpo sido që të jetë e kemi ditur që e kemi një kundërshtar shumë të vështirë”, ka thënë Munishi për Super Sport Kosova.

Munishi ka thënë se kanë qenë të motivuar për këtë ndeshje.

“Po kemi qenë jashtëzakonisht të motivuar, për herë të parë luajmë me Ballkanin në finale, shfrytëzojë rastin t’i urojë të gjithë qytetarët e Suharekës dhe lojtarët për angazhim, e presim finalen”, ka potencuar ai.

Ballkani do të përballet në finale të Kupës së Kosovës, me Prishtinën më 29 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.