Ismet Munishi flet pas fitores ndaj Llapit

Skuadra e Ballkanit që udhëhiqet nga Ismet Munishi, ka fituar si mysafir ndaj Llapit me rezultat 1-3, ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i suharekasve Ismet Munishi, duke thënë se kishin përballë një kundërshtar të fortë, por lojtarët e tij e dëshiruan më shumë fitoren.

“Kishim një kundërshtar të fortë, që luan futboll të mirë. Para ndeshjes ishim të kënaqur edhe me një pikë, por lojtarët e deshën fitoren, luftuan që nga minuta e parë dhe ia arritën qëllimit” ka deklaruar Ismet Munishi për “Art Sport”.

Pas katër xhirove Ballkani pozicionohet në vendin e parë me 10 pikë.

Në xhiron e ardhshme suharekasit luajnë si vendas ndaj Drenicës.