Ismet Krasniqi ia dedikon fitoren vëllait të tij

Kryetari i ri i Komitetit Olimpik i Kosovës, Ismet Krasniqi, fitoren e tij ia ka dedikuar vëllait të tij.

“Ju falënderoj për përkrahjen dhe mundësinë. Ju premtoj që vota juaj nuk do të shkojë dëm. Unë do të sakrifikoj për juve. Unë jam humbësi e ju jeni fitues. Me zemër dhe shpirt bashkë do të ecim në rrugëtimin tonë. Këtë fitore ia dedikoj njeriut që më ka dhënë motivim, është vëllai im”, u shpreh pas fitores Krasniqi.

Nga 105 delegatë të pranishëm, 53 vota mori Krasniqi, 49 Hasani dhe 11 kandidatja nga Federata e Basketbollit të Kosovës, Linda Shala.

Ismet Krasniqi u nominua për të parin e KOK-ut nga Federata e Atletikës e Kosovës.