Ish-sulmuesi i Juventusit: As Nesta, Maldini dhe Cannavaro nuk do ta ndalnin Lukakun

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Italise, Simone Pepe, ka folur për sulmuesin belg të Interit, Romelu Lukaku.

Italiani i ka thurrur elozhe Lukakus, duke thënë se po bën mirë te skuadra e Interit.

Bile, Pepe, ka shkuar aq largë duke thënë se as mbrojtësit legjendarë si Maldini, Nesta e Cannavaro nuk do të mund ta ndalonin Lukakun.

“Ai po bën shumë mirë dhe po shoh shumë gjëra pozitive. Ai është kërkuar nga Conte dhe është në qendër të projektit të Interit. As Nesta, Maldini dhe Canavaro nuk do ta markonin dot’, ka thënë Siomone Pepe për “Tika Taka”.

26 vjeçari iu bashkua Interit për 65 milionë euro në verën e vitit 2019 nga Manchester Unitedi.

Belgu deri më tani i ka shënuar 21 gola dhe katër asistime nga 30 paraqitje në të gjitha kompeticionet.