Foto: KALLXO.com

Ish-presidenti i klubit turk: E kam lutur Vedat Muriqin të luajë për Turqinë

Vedat Muriqi është duke kaluar në formën jetësore të tij si futbollist profesional.

Sulmuesi i Kosovës, është duke shënuar gola me Kombëtaren e Kosovës dhe me ekipin e tij të ri, Fenerbahcen.

Djaloshi nga Prizreni, i ka shënuar dy gola në tri ndeshje për Fenerbahcen dhe dy gola në dy ndeshjes e fundit për Kosovën.

Muriqi, është shëndrruar në idhull te tifozët e klubit turk, i cili ka zgjuar interesim edhe nga klube të mëdha europiane.

Ish-presidenti i klubit turk, Giresunspor, Mustafa Temel Bozgab, ka zbuluar për gazetën turke “TIMETURK”, se e kishte lutur Vedat Muriqin, që të luante për Kombëtaren e Turqisë.

Mustafa Temel Bozgag, në vitin 2014, e kishte transferuar Muriqin nga Teuta e Durrësit, në Giresunspor.

“I jam lutur që të luajë për kombëtaren tonë. Kam folur me të gjithë, por nuk më kanë kthyer përgjigje. Muriqi e kishte pasaportën turke. Unë nuk i njoh shumë detajet sesi punohet te kombëtarja. Unë jam mahnitur me të. E ka ndjekur edhe trajneri i Turqisë U-21 asokohe, Abdullah Ercan, për ta parë në një ndeshje dhe i pëlqeu. Por sulmuesi tha se procedurat po hasnin shumë probleme dhe nuk po zgjidheshin, kështu që pranoi ftesën e Kosovës”, ka zbuluar Mustafa Temel Bozbag.