Ish-presidenti i Barcelonës, Bartomeu, lirohet pasi u arrestua dje

Ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu u arrestua të hënën nga Policia e Katalonisë, në lidhje me skandalin “Barca Gate”.

Arsyeja e arrestimit të ish-presidentit të Barcelonës ishte pasi dyshohej se Bartomeu në mënyrë ilegale kishte kontraktuar një kompani të mediave sociale për të bërë lajme të rreme për t’i dëmtuar në publik futbollistët e Barcelonës.

Mediat spanjolle gjatë ditës së sotme kanë shkruar se Ish-presidenti i Barcës, Josep Maria Bartomeu është liruar pasi u arrestua dje.

Po ashtu është liruar edhe ish-këshilltari i Bartomeut, Jaume Masferrer.