Ish-kampioni i Kosovës në futboll në 7 ndeshjet e fundit nuk e ka shënuar asnjë gol

Ish kampioni i Kosovës në Futboll, Ferronikeli po përballet më një krizë të rezultateve.

Humbja 2:0 kundër Prishtinës në ndeshjen e sotme ka bërë që ish kampioni i Kosovës në futboll të hyjë në një fazë ku nga 7 ndeshjet e fundit ka pësuar 7 humbje.

Përveçse ka pësuar 7 humbje në shtatë ndeshje radhazi, ekipi nga Drenasi në këto shtatë ndeshje nuk ka arritur që të shënoi asnjë gol.

Fitoren e fundit Ferronikeli e ka arritur përball Ulpianës në fillim të muajit tetor.

Pas 15 xhirove të zhvilluara, ish kampioni i Kosovës në futboll në vitin 2018 , gjendet në pozitën e fundit në tabelë me 10 pikë të grumbulluara, me 11 humbje 3 fitore dhe 1 barazim.