Ish-futbollisti turk, Hakan Sukur thotë se Erdogani i mori gjithçka që kishte, tani punon si taksist në SHBA dhe shet libra

Ish-sulmuesi turk Hakan Sukur, i cili luajti për  shumë skuadrave të njohura europiane si Galatasaray, Inter, Torino, Blackburn dhe Parma, ka folur për jettën e tij në SHBA, pasi Turqia e ka shpallur tradhtar.

Hakan Sukur ka treguar për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”, se tani punon si taksistt dhe shet libra në SHBA, pasi pasuria e tij milionëshe iu është konfiskuar.

48 vjeçari turk, ishte larguar nga vendlindja e tij, pasi e kishte kundërshtuar ashpër presidentin e Turqisë, Recep Taip Erdogan.

Babain i Hakan Sukur, është në burg, pasi familja e tij ishte shpallur tradhtare nga shteti turk.

“Kur u largova për në SHBA, babai im u bllokua dhe u morën pasuritë e mia”, tregon Sukur.

Sukur rrëfen se ka pasur milionëshe në Turqi, por të gjitha iu janë konfiskuar, ai thotë se Erdogani mori gjithçka nga ai.

“Unë punoj Uber taksi dhe shes libra. Unë kam filluar të punoj. Të gjithë ata që kanë një lidhje me mua kanë probleme financiare. Nuk më mbetet asgjë. Kam dhjetëra miliona euro pronë në Turqi, por gjithçka është konfiskuar. Erdogan mori gjithçka nga unë: të drejtën time për liri, të drejtën time për t’u shprehur, të drejtën time për të punuar. Butikun e gruas time e thyen duke e gjuajtur me gurë, fëmijët e mi u ngacmuan dhe babai im u dërgua në burg”, tregon Hakan Sukur.

Sukur thotë se e don vendin e tij, flamurin e Turqisë, ai thotë se është armik i politikës së gabuar.

“Unë jam armik i qeverisë, jo i shtetit dhe jo i kombit turk. Unë e dua flamurin tonë, vendin tone. Unë jam një armik i politikës së gabuar dhe një qëndrim që synon të shkëputet nga perëndimi”, ka potencuar ai.

Kujtojmë se Hakan Sukur, kishte qenë njëri prej lojtarëve kryesor të Turqisë, në botërorin e vitit 2002, duke e nxënë vendin e tretë me kombëtaren e tij.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!