Interi vazhdon me fitore

Interi ka vazhduar me fitore duke e mposhtur Venezian me rezultat 0-2, pas fitores në xhiron e kaluar ndaj Napolit.

Hakan Calhanoglu e hapi serinë e golave për mysafirët në minutë ne 34-të.

Në fund të takimit Lautaro Martinez shënoi për rezultatin 0-2 nga penalltia.

Pas kësaj fitoreje Interi mbetet në vendin e tretë me 31 pikë, një pikë më pak se Napoli qe pozicionohet në vendin e parë.

Në ndeshjen e ardhshme Interin e pret punë e lehtë ndaj Spezias.

Kurse, Venzia pas kësaj humbje pozicionohet në vendin e 15-të me 15 pikë.